Zëvendëskryeministri do ta informojë opozitën për takimin Kurti-Lajçak

Zëvendëskryeministri do ta informojë opozitën për takimin Kurti-Lajçak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se do ta informojë opozitën për përmbajtjen e takimit të Albin Kurtit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak i cili pritet të ndodhë së shpejti.

Kjo deklaratë e Bislimit erdhi pasi u takua me Lajçakun për një takim informues.

“Në asnjërin nga këto takime nuk ka negocim, por janë takime informative”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai tregoi se Kurti do të ketë 17 takime në Bruksel përfshirë edhe atë me sllovakun Lajçak.

Ky i fundit në Kosovë po kritikohet për “njëanshmëri” në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë diplomati evropian u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto takime të nivelit të lartë vinë në një kohë kur në opinion po qarkullojnë disa “non papers”, për Ballkanin e që i atribohen disa shteteve të Bashkimit Evropian. /Insajderi.com

 

Bashkë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të…

Posted by Besnik Bislimi on Tuesday, 27 April 2021