Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka reaguar ndaj deklaratave te Marko Gjuriq.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i reagon Gjuriqit: Mohimi i krimeve është krim për së dyti

Zëvendësministri i Mbrojtjes i reagon Gjuriqit: Mohimi i krimeve është krim për së dyti

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka reaguar ndaj deklaratave te Marko Gjuriq.

Ramadani ka thënë se e vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet.

Përmes një postimi  në Facebook, Ramadani ka thënë se mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, sipas tij, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokunstruktive.

Ky është postimi i plotë:

Paska folur Gjuriqi, sipas traditës, sërish diçka kundër Kryeministrit Haradinaj.

E vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet. Mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokunstruktive.

Askush nuk i merr seriozisht deklaratat e Gjuriqit dhe udhëheqësve të tij.

Sepse, janë mohues të krimeve.

Deklaratat e mohuesve të krimeve në kohën e globalizmit, as nuk blihet dhe as nuk merret përnjëmend.

Vlerat e njerëzimit janë, megjithatë, mbi të gjitha. Vlerat evropiane promovojnë përgjegjësinë për krimet.

Në cilën kohë po jetojnë Gjuriqi dhe të tjerët?