fbpx

Zëvendësministri i kushton poezi Rugovës dhe Arnold Schwarzeneggerit

Zëvendësministri i kushton poezi Rugovës dhe Arnold Schwarzeneggerit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka vendosur që ditën e fundit të vikendit, në profilin e tij në Facebook të kthehet në retrospektivë.

Ka shpërndarë fotografi të ish-presidentit, Ibrahim Rugova me aktorin dhe politikanin austriako-amerikan, Arnold Schwarzenegger.

Në foto Rugova e Schwarzenegger shihen në një bisedë miqësore në ecje.

Murtezaj fotografitë i ka shoqëruar me disa vargje, madje edhe me rimë.

“Presidenti.

Ai nuk kishte zemër as kohë për përçarje.

Ai ishte rok.

Ai ishte bolld.

Rrinte veç me Arnolld”.

Pamjet janë nga varrimi i Presidentit të Austrisë, Thomas Klestil, më 10 Korrik të vitit 2004.

Presidenti.Ai nuk kishte zemër as kohë për përçarje.Ai ishte rok.Ai ishte bolld.Rrinte veç me Arnolld.

Posted by Valon Murtezaj on Sunday, 30 April 2017