Zëvendësministri shikon golat e Kosovës – harron drejtshkrimin

Zëvendësministri shikon golat e Kosovës – harron drejtshkrimin

Zëvendësministri Faruk Nura, ka shkruar për golat e Përfaqësueses së Kosovës mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, fitoren e mbrëmshme të Kosovës kundër Azerbajxhanit e ka festuar me një foto të hedhur në faqen e tij në Facebook, raporton Insporti

Por, ai ka dëshmuar se ka telashe me drejtshkrimin, pasi dy herë ia ka ‘huqur’ në postimin e tij.

Nura dy herë e ka ndryshuar postimin e tij, duke arritur që pesë fjalë të shkruajë pa gabime vetëm në tentimin e tretë.

“Duke festuar fitoren e komtares me babgjyshin”, shkruhej në postimin e parë.

Një orë më vonë, Nura bëri gabim edhe më të madh, ku shkruajti “Duke festuar fitoren e konbotares”, përcjell Insporti

“Duke festuar fitoren e Kombëtares me babgjyshin”, shkruhet në postimin e ndryshuar sërish një orë më pas, ku më në fund doli të ia ketë qëlluar.

Nura është një nga rreth 80 zëvendësministrat që janë emëruar që kur ka filluar të funksionojë Qeveria Haradinaj, më shumë se një vit më parë.