Zëvëndësministri shpërndan diagnozën e rrejshme për coronavirus

Zëvëndësministri shpërndan diagnozën e rrejshme për coronavirus

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci, ka shpërndarë një diagnozë të rrejshme në lidhje me atë se si duhet të trajtohet coronavirusi në kushte shtëpie.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, shkrim ky të cilin Brestovci e ka mbajtur vetëm disa minuta dhe më pas e ka fshirë.

Lidhur me terapi “Fake”, të të njëjtit lloj të asaj që e ka publikuar Brestovci, e ka demantuar sot Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi, ku u bë thirrje që të mos ndiqen ato udhëzime, por vetëm udhëzimet nga personat adekuatë dhe ato të MSH-së e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtura “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara. /Insajderi.com/