Zëvendësministri shtron iftar me hoxhallarët e dyshuar për nxitje të terrorizmit

Zëvendësministri shtron iftar me hoxhallarët e dyshuar për nxitje të terrorizmit

Një fushë artificiale futbolli  në Ferizaj, është shndërruar në një hapësirë iftari, të dielën, ku qindra qytetarë të komunitetit ashkalinjë mysliman, janë mbledhur në natën e shtatë të Ramazanit.

Për ata është shtruar një iftar, nga zëvendësministri i Punëës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani që vjen po ashtu nga komuniteti ashkalinjë, raporton Insajderi.

foto1

Me vete e ka pasur edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga i njëjti komunitet, Danush Ademin.

Por për të ligjëruar për Ramzanin dhe fenë islame, siç raporton Insajderi, aty ishin ftuar edhe hoxhallarë të cilët nuk janë të njohur për tolerancë, por për të kundërtën: nxitje të terrorizmit.

foto2

Sipas disa fotografive të postuara nga një imam nga Shqipëria, Ahmet Kalaja, shihet se në këtë tubim për iftar, kanë qenë edhe ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi  dhe imami i Xhamisë së Mitrovicës, Enis Rama.

foto3

Të dy këta imam në shtator të vitit 2014 ishin arrestuar bashkë me disa imam të tjerë si të dyshuar se kanë nxitur të rinjtë të bëhen pjesë e organizatave terroriste Al-Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak, ku deri tani disa kosovarë janë konfirmuar si të vrarë.

foto4

Madje Shefqet Krasniqi ishte shkarkuar nga pozita e kryeimamit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, pikërisht pas akuzave të bëra nga Prokuroria e shtetit.

foto6

Megjithatë për hoxhën nga Tirana, Ahmet Kalaja, kjo natë e iftarit ka qenë shumë e veçantë.

“Me të vërtetë u ndjemë mirë në këtë natë të 7-të të Ramazanit”, ka shkruar Kalaja në Facebook./Insajderi.com.