Zgjatja e orarit e hapja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, OHK me 10 kërkesa ndaj Qeverisë

Zgjatja e orarit e hapja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, OHK me 10 kërkesa ndaj Qeverisë

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në orën 01:00 pasmesnate, lejimin e punës për sallat e dasmave dhe klubeve, si dhe heqjen e orës policore, përcjell Insajderi.com.

Këto kërkesa i kanë bërë anëtarët e OHK-së, Afrim Muqiçi dhe Driton Hoti në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Sipas njoftimit të OHK-së, në këtë takim kanë kërkuar zgjatjen e afatit për uljen e TVSH-së nga 18 në 8 për qind së paku për pesë vite, të bëhet subvencionimi i pagave dhe përkrahja financiare ndaj bizneseve.

Sallë dasmash (ilustrim).

“Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë: 1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; 2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së; 3. Të hiqet ora policore; 4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; 5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;

6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; 7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve; 8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm; 9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; 10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, OHK bëri të ditur se u zotuan që nëse gjendet alternativë për biznese hotelierike që të punojnë njësoj pa u standardizuar, do t’i bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit të respektojë masat, në të kundërtën do të ketë dënim dhe mbyllje për një kohë të caktuar.

“Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.

Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK”, njofton OHK./Insajderi.com