“Zgjedhe një emër” nesër premierë në Dokufest

“Zgjedhe një emër”  nesër premierë në Dokufest

Nesër në Doku Kino Plato, në Dokufest duke filluar prej ores 20:00 do të shfaqet filmi  “Zgjedhe një emër”.

Në film behët fjalë për një nënë të re 20 vjeçare, e cila gjendet në Çeki azil së bashku me vajzën e sajë 3 vjeçare. Pasi i refuzohet azili në Çeki asaj i duhet të gjej mënyra alternative për të qëndruar atje.

Regjia e filmit është realizuar nga regjisori Dritëro Mehmetaj.

Në rolet kryesore luajnë aktorët: Doresa Rexha dhe Fiorela Shala, ndërsa në rolet tjera luajnë : Mensur Safqiu, May-Linda Kosumovic, Baronka Obozněnko, Jaroslav Mendel, Nataša Prenka, Zeljko Prenka.