Zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor

Zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor.

Vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.

Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.

Megjithatë, në fund, Thaçi, ka konfirmuar kabineti i tij, ka marrë vendim që data të jetë 11 qershori, njofton rel.

Diskutimet për datën e zgjedhjeve, pasuan vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që u mor pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.