Zgjedhjet lokale: Krasniqi takohet me kryetarët e degëve të PDK-së

Zgjedhjet lokale: Krasniqi takohet me kryetarët e degëve të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me kryetarët e degëve të partisë.

Kjo në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet lokale.

“Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”.

PDK, shënoi rënie në zgjedhjet e 14 shkurtit, është subjekti i dytë opozitar – por me një diferencë larg Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të mbajtjes në Hagë të dy figurave kryesore të kësaj partie; Hashim Thaçit e Kadri Veselit – ky subjekt politik vendosi që ta mbajë konventën e jashtëzakonshme.

E në atë konventë zgjedhjet e brendshme i fitoi Memli Krasniqi. Ishte i vetmi kandidat që synonte pozitën. /Insajderi.com