Zgjedhjet në Maqedoni – Shqiptarët votojnë për 5 parti politike

Zgjedhjet në Maqedoni – Shqiptarët votojnë për 5 parti politike

Në zonën gjashtë ku shumica e votuesve janë shqiptarë , procesi i votimit ka filluar në kohë dhe pa asnjë problem, kurse shqiptarët kësaj radhe votojnë për më shumë parti.

Si zakonisht shqiptarët e Maqedonisë përzgjedhin për Bashkimin Demokratik për Integrim (Ali Ahmeti), Partinë Demokratike Shqiptare (Menduh Thaçi), Aleancën për Shqiptarët (Zijadin Sela), Alterantiva (Afrim Gashi), Lëvizja Besa (Bilall Kasami).

Në ndërkohë, në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës procesi zgjedhor ka filluar në kohë, ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidatë për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote.

Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime, shkruan Insajderi.

Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime, kurse më pas është komuna e  Bogovinës me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë 23.926 votues, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues ka në komunën e Jegunovcës ku janë regjistruar 10.168 votues dhe 21 vendvotime.

Ka filluar votimi në rajonin e Kumanovës, njoftojnë nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Të drejtë vote në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka njoftuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Dragan Jovanovski. 167 Këshillat Zgjedhor janë të gatshëm për zbatimin e zgjedhjeve.

Kryetari i Këshillit Komunal Zgjedhor, Lirim Jashari informon se në Komunë të drejtë vote kanë 25.632 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime./Insajderi.com