Zgjedhjet në PD – Basha pas votimit: Do e çojmë deri në fund betejën në përmbysje të regjimit Rama-Doshi

Zgjedhjet në PD – Basha pas votimit: Do e çojmë deri në fund betejën në përmbysje të regjimit Rama-Doshi

Kreu aktual i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat për rimarrjen e këtij posti, Lulzim Basha, ka votuar mëngjesin e së dielës në selinë blu për zgjedhjet e kryetarit të ri, transmeton Insajderi.

Para mediave, ai është shprehur se “beteja e PD-së ka nisur me vlerat e demokracisë”.

Basha ka përmendur edhe betejën e PD-së, në kundërshtim të qeverisë, ku sipas tyre “do të bjerë poshtë regjimi Rama-Doshi”.

“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”, ka thënë ai.

Lulzim Basha se ai është në garë për postin e kreut të Partisë Demokratike bashkë me Edit Harxhin, Agron Shehajn, dhe Fatbardh Kadillin./Insajderi.com