Zgjedhjet në Podujevë – Asambleisti i LDK-së kalon në Vetëvendosje

Zgjedhjet në Podujevë – Asambleisti i LDK-së kalon në Vetëvendosje

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Avni Fetahun iu është bashkuar kësaj partie.  Asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së.

Fetahu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.

Komunikata e plotë:

Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.

Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve.