Zgjedhjet në SHBA: Tashmë kanë votuar mbi 60 milionë veta

Kur kanë mbetur edhe tetë ditë deri në ditën e zgjedhjeve, numri i votave të hershme ka kaluar atë të vitit 2016.

Zgjedhjet në SHBA: Tashmë kanë votuar mbi 60 milionë veta

Më shumë se 60 milionë amerikanë veçmë kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar para ditës kur mbahen zyrtarisht zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Këto vota përfshinë më shumë se 40 milionë vota me postë dhe 20 milionë vota në vendvotim, thuhet në përmbledhjen e “Projektit Elektoral të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, sajti i krijuar nga profesori amerikan Michael McDonald në Universitetin e Floridës.

Rreth një e treta e votave kanë ardhur nga tri shtetet me numrin më të madh të banorëve – Kalifornia, Teksasi dhe Florida, tregojnë të dhënat.

Kur kanë mbetur edhe tetë ditë deri në ditën e zgjedhjeve, numri i votave të hershme ka kaluar atë të vitit 2016.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameriks, Donald Trump, ka hedhur votë e tij në vendvotim në Florida të dielën.