Zgjedhjet në Zelandën e Re: Laburistët dhe Ardern fitojnë bindshëm (VIDEO)

Partia opozitare e krahut të djathtë, që ka fituar rreth 27 për qind, ende pa përfunduar numërimi i plotë i votave, ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet në Zelandën e Re: Laburistët dhe Ardern fitojnë bindshëm (VIDEO)

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shënuar një fitore bindës në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Zelandë, njofton Insajderi.

Tashmë kur shumica e fletëvotimeve janë numëruar, Partia Laburiste e qendrës së majtë që udhëhiqet nga Ardern, ka fituar 49 për qind të votave dhe pritet ta ketë shumicën e plotë në parlament – diçka e rrallë në Zelandën e Re.

Partia opozitare e krahut të djathtë, që ka fituar rreth 27 për qind, ende pa përfunduar numërimi i plotë i votave, ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet ishin paraparë të mbaheshin në shtator, por u shtynë për shkak të COVID-19.

Përveç zgjedhjeve, zelandezët kanë votuar edhe për dy referendume. Për eutanazinë (mundësia e pacientëve të sëmur rëndë që të zgjedhin vdekje me asistencë) dhe legalizimin e kanabisit.

“Zelanda e re i ka treguar Partisë Laburiste përkrahjen më të madhe në 50 vjetët e fundit”, u tha Ardern mbështetësve të saj.

“Nuk do ta marrim këtë mbështetje për të garantuar, prandaj iu premtoj se do të jemi një parti që qeverisë për të gjithë pa dallim”.

Me numrin aktual të votave Partia Laburiste pritet t’i fitojë 64 ulëse – mjaftueshëm për ta formuar qeverinë e vetme dhe për ta pasur shumicën e plotë në parlament.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur prejse Zelanda kaloi në sistem të ri elektoral me reprezentim proporcional./Insajderi.com