Zhbllokohen llogaritë e Telekomit, thotë ministri

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit, thotë ministri

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, njofton Insajderi.

“Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës”, ka njoftuar ministri në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë”.

“U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”.

Kuçi në postimin e tij nuk ka dhënë kurrfarë informacione se si u arrit kjo marrëveshje me kompaninë që kishte bllokuar llogaritë Z Mobile./Insajderi.com