Katër ndeshje pa shënuar gol janë statistikë e rrallë për portugezin Cristiano Ronaldo, që para ndeshjes me Bologna gjitha mediumet shkruan për këtë fakt.
Megjithatë, u desh që skuadra vendëse të shkaktonte penallti për t’iu dhënë rasti Ronaldos të shënoj.
Ashtu edhe ndodhi, ai realizoi golin e parë për Juventus pas 23 minutave.
Po në pjesën e parë, Juventus kreu punë me Bologna, pasi Dybala shënoi për fitoren 2:0.
Pas 27 xhirosh, Juve vazhdon të prijë në Serie A me 66 pikë, kurse Bologna është në vendin e dhjetë me 34 pikë.
/Insajderi.com/