Zhduken dy motrat nga Prishtina

Zhduken dy motrat nga Prishtina

Dy vajza të mitura nga fshati Mramor i Prishtinës janë zhdukur, njofton Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e tyre, të dielën.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalë nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com