Zhduket një person në Prizren

Zhduket një person në Prizren

Në Prizren një prind është ankuar se djali i tij është zhdukur.

Policia e Kosovës raporton në raportin njëzetekatërorësh se personi është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ende nuk ka informacion për vendndodhjen e tij, njofton Insajderi.

Rasti është nën hetime. /insajderi.com