Zhduket një vajzë në Vushtrri

Zhduket një vajzë në Vushtrri

Në Vushtrri një ankues e ka raportuar në polici si të zhdukur motrën e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia me datën 5 të këtij muaji.

Sipas vëllait, e zhdukura kishte probleme të depresionit.

“Ankuesi me 06.04.2018 ka njoftuar se motra e tij, e cila ka probleme të depresionit psikik, ka dalë nga shtëpia me datën e cekur, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.

Rasti i raportuar dje në polici është duke u hetuar.