“Zhdukja” e Nikolla Gruevskit

“Zhdukja” e Nikolla Gruevskit

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, OBRM-PDUKM dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski është ”humbur” dhe për dy javë nuk është shfaqur askund.

Pas zgjedhjeve lokale, rrethi i dytë ku doli me konferencë për shtyp duke akuzuar për manipulime me zgjedhjet nga pushteti aktual, ai nuk është shfaqur në asnjë deklaratë publike përballë qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk ka dalë para qytetarëve as për hapat e ardhshme por as deklarata nuk ka dhënë nga gjykata ku ishte prezent për të kërkuar kthimin e pasaportës nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sipas Civil Media, ai mendon për dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.