Zhegrova shënon gol për Baselin në miqësoren ndaj Aaraut

Zhegrova shënon gol për Baselin në miqësoren ndaj Aaraut

Edona Zhegrova ka shënuar një gol të bukur me Baselin në ndeshjen miqësore kundër Aaraut, të cilën Basel e fitoi me rezultat të lartë 5:0, njofton Insajderi.

Aktualisht lojtari shqiptar është pjesë e Baselit dhe në miqësoren e sotme ndaj Aaraut, shënoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 48-të të ndeshjes.

Duke sjellë imazhin e Lionel Messit teksa është futur bukur në krahun e djathtë për të turpëruar kundërshtarin dhe për t’ia bërë të pamundur portierit që të reagojë. Por a do të ndalet sërish Zhegrova pas këtij realizimi apo do të ketë vazhdimësi, ndryshe nga më parë? Mbetet të shihet, megjithëse e kaluara tregon të kundërtën. /Insajderi.com