fbpx

Zhvillim i papritur para duelit Joshua – Miller, mund të anulohet

Zhvillim i papritur para duelit Joshua – Miller, mund të anulohet

Dueli për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Jarrell Millerit, i paraparë të zhvillohet më 1 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, është në dyshim.

Boksieri i pamposhtur amerikan Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim) ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping me substancën PED.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga Eddie Hearn, menaxheri i Joshuas.

Një test rutinë i urinës i kryer më 20 mars ka “kapur mat” boksierin amerikan, duke prishur planet e dy boksierëve.

Lexoni më shumë në Insporti