Zhvillime dramatike në FFK, shkarkohet zëvendës sekretari

Zhvillime dramatike në FFK, shkarkohet zëvendës sekretari

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra e zëvendëssekretarit të FFK-së, Arianit Ahmetin.

Ahmeti kishte nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur Kuvendin Zgjedhor të FFK-së ku edhe kishte pretenduar postin e kryetarit, por ky fakt i ka kushtuar me punë.

Zëri.info nga burime të afërta me FFK-në ka marrë vesh se Ahmeti është shkarkuar sot në mbledhjen e KE që ishte një nga mbledhjet më të gjata të mundshme.