Zhvillime të papritura – liderët futën përsëri në Presidencë

Zhvillime të papritura – liderët futën përsëri në Presidencë

Një tjetër takim duket se do të ndodhë mes liderëve të vendit, pasi të fundit janë futur në Presidencë. Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj raportohet se janë duke mbajtur një takim.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, tre liderët janë parë duke u futur para pak çastesh në Presidencë.

Një takim mes tyre është mbajtur edhe mbrëmë, ndërsa nuk është bërë ende e qartë kundërshtimet mes tyre. Gjatë ditës së sotme po ashtu është zhvilluar një takim me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, për të cilin raportohet se në shenjë pakënaqësie ka lëshuar takimin.

Kujtojmë se çështja e taksës është arsyeja kryesore e takimeve mes liderëve të vendit. Si dhe po ashtu kërcënimeve të SHBA-ve me prishje të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve, nëse vendi ynë nuk heqë taksën.