
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e kryesisë së partisë, pas zhvillimeve të fundit dhe dyshimeve për manipulim me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Haradinaj ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, ndërsa ka shtuar se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg.
“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodh në disa raste nga disa komisionar ose vëzhgues të pandërgjegjshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që kriminelët e votës të përfundojnë në burg të të gjitha partive. Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave”.
“Ne nuk kontekstojmë rezultatin zgjedhor, por nuk shohim arsye që ta kundërshtojnë rinumërimin, veç nëse fshehin keqpërdorime për të cilat nuk është në dijeni opinioni”, ka thënë i pari i AAK-së para mediave.
I pyetur se a ka hequr dorë nga posti i presidentit, Haradinaj u shpreh se “Aleanca ka dalë në zgjedhje ka pas një ofertë, opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”./Insajderi.com