Zhvillimet rreth qeverisë së re, Haradinaj mbledh partinë

Zhvillimet rreth qeverisë së re, Haradinaj mbledh partinë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë çështja e mandatarit si dhe krijimi i koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike, AAK-së, Nismës, AKR’së dhe minoriteteve.

Pas takimit me Mustafën, merret vesh se Haradinaj ka thirrur mbledhje të partisë.

LDK është duke pritur nga presidenti i vendit që t’ia bëjë kalimin e të drejtës për të bërë nominimin.

Hashim Thaci ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë hapat për krijimin e qeverisë së re.

Koalicioni LDK-AAK, vjen lajmi i fundit nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj