Zhvillimi i Energjisë së Rinovueshme – sfidat dhe objektivat

Zhvillimi i Energjisë së Rinovueshme – sfidat dhe objektivat

Energjia e rinovueshme është në thelb të prioriteteve të Unionit të Energjisë.

Direktiva 2009/28 / EC mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme është një element qendror në politikën e Unionit të Energjisë dhe një nxitës kryesor për përmbushjen e synimeve të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2020, e aplikueshme dhe e zbatueshme edhe për shtetet e Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Kosova.

Ministria e Energjisë dhe Minierave në dhjetor të vitit 2009 ka hartuar studimin e vlerësimit të potencialeve për hidrocentralet e vogla, ku politika energjetike e Republikës se Kosovës i kushton vëmendje të veçantë shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në veçanti hidrocentraleve për gjenerimin e energjisë elektrike.

ZRrE ka miratuar edhe feed-in tarifat për nxitjen e shfrytëzimin të këtyre burimeve. Me mbështetjen e Bankës Botërore, ZRrE ka bërë rishikimit të gjitha tarifave për t`i bërë ato akoma me nxitëse për investitorët privat dhe për të bërë të mundur njëkohësisht plotësimin e caqeve obligative për burimet e rinovushme të energjisë për Kosovën në mbështetje të Direktivës se burimeve të Rinovueshme.

Potencialet hidroenergjetike të Kosovës kanë ofruar mundësi konkrete për prodhimin e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve të vogla (HCV).

Këto potenciale janë vlerësuar pjesërisht në një studim i parafizibilitetit të tyre kryer në vitin 2006. Me këtë studim MEM kishte parashikuar të kryejë identifikimin dhe para-vlerësimin e të tjera lokacioneve ku mund të ndërtohen hidrocentrale të vogla në Kosovë.

Mbështetur në kërkesën për oferta të MEM-it, në këtë propozim është paraqitur një ofertë për identifikimin e lokacioneve të tjera të përshtatshme për ndërtimin e HCV-ve dhe para-vlerësimin e tyre ekonomik, financiar dhe mjedisor, që kanë shërbyer si bazë e domosdoshme për të bërë gati në fazën e zhvillimit të HEC të identifikuar.

Objektivi i programit, pra përdorimi efiçient dhe mjedisor i pranueshëm i energjive të rinovueshme, për gjenerimin e energjisë elektrike, ka përmbledhur dy risqe të veçanta.

Nga njëra anë, parakushtet teknike për identifikimin e projekteve me adekuate për të financuar për rehabilitim/ndërtimin e tyre ka kërkuar investigime intensive në vend të rreth 10 – 15 vendeve të cilat në shumicën e rasteve ndodheshin në vende thellësisht rurale, në zona malore, ku mund të mos jetë e lehtë të udhëtohet në kushte dimri.

Gjate investigimit të vendeve është dashur të shikohet gjithashtu a është e justifikuar teknikisht dhe financiarisht që të lidhen me rrjetin kombëtar.

Nëse një lidhje e tille nuk është e rekomandueshme, duhet provuar ekzistenca e kërkesës lokale të mjaftueshme dhe siguria e furnizimit nga sisteme të decentralizuara.

Pikësynimi kryesor i studimit qëndronte në faktin që raporti i energjisë elektrike të përftuar nga HCV-të përkundrejt hidropotencialit përkatës e cila ishte Përgatitur nga: Shoqata Shqiptare për Zhvillim te Qëndrueshëm ne Energji dhe Mjedis Faqe 24 teorik të rrjedhës lumore në rajonin që do të ndërtohet HEC-i, të jetë sa më i lartë.

Ky pikësynim synonte promovimin për ndërtimin e hidrocentraleve te vogla në Kosove me investime private.

Siç dihet Kosova është një nga palët kontraktuese të Traktatit të Komunitetit për Energji në Evropën Juglindore (TKE). Si e tillë, Kosova ishte tërësisht e përkushtuar në realizimin e reformave dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë.

Qëllimi kryesor ishte të rritet qëndrueshmëria e sektorit të energjisë krahas përmirësimit thelbësor të nivelit të shërbimeve energjetike për konsumatorët.

Qeveria e Kosovës ishte e përkushtuar që të përmirësojë gjendjen e sektorit të energjisë dhe furnizimit me energji elektrike në vend përmes zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse dhe duke i joshë investimet private.

Qeveria, njëherit, ishte e përkushtuar se do të joshë edhe financimet nga institucionet publike dhe ndërkombëtare për të zhvilluar kapacitete të reja gjeneruese në vend, duke i përfshirë edhe hidrocentralet e vogla.

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore (KE EJL), me Vendimin nr. D/2012/04/MC-EnC, Kosovës i kishte vendosur cakun e detyrueshëm për BRE deri në vitin 2020. Sipas këtij detyrimi, 25% të konsumit përfundimtar të energjisë, duhet të jetë nga BRE.

Për të përmbushur obligimet ligjore për të arritur cakun e detyrueshëm për BRE deri në vitin 2020, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me datë 31.01.2013 ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr. 01/2013 me të cilin ka përcaktuar caqet vjetore dhe afatgjate të Energjisë nga BRE.

Në mënyrë që të arrihen caqet për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE, të përcaktuar me Udhëzimin e cekur më lartë, dhe në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Legjislacionin për energjinë në fuqi, ZRRE ka nxjerrë: Rregullën për Procedurën e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe Rregullën për skemën mbështetëse( për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë.

Rregulla për Procedurën e Autorizimit  për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese e nxjerr nga ZRRE me 29.08.2011 dhe e ndryshuar dhe plotësuar me datë 11.11.2014 ka përcaktuar procedurën e cila udhëhiqen nga ZRRE.

Me Rregullën për Procedurën e Autorizimit, ZRRE shqyrtonte të gjitha aplikacionet për autorizim për ndërtimin e stabilimenteve të reja gjeneruese dhe siguron që aplikacionet shqyrtohen në mënyrë objektive, transparente dhe jo diskriminuese.

Me Rregullën për Pranim në Skemën Mbështetëse (për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë) e nxjerr nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, është përcaktuar përkrahja e prodhimit të energjisë elektrike nga BRE, në mënyrë që të arrihet Caqet e përcaktuara të Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë.

ZRREja, mbështetur në dokumentet e cekura më lartë, ka nxjerrë edhe Vendimin V-673-2014 me datë 23 dhjetor 2014, i plotësuar dhe i ndryshuar me vendimin V-810-2016 të datës 19 maj 2016 ku ka përcaktuar tarifat nxitëse (“feed-in”) për prodhimin e energjisë elektrike të prodhuar nga BRE.

Investitorët privat mbështetur në studimet fillestare të MEM, dhe kornizës ligjore të cekur më lartë kanë filluar me studimet fillestare dhe finale të fizibilitetit në lokacionet e identifikuara nga ana e studimit të përcatuar nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të asaj kohe.

Për më shumë se dy vite studime, analiza dhe plotësim të dokumentacionit teknik, ekonomik dhe mjedisor janë pajisur fillimisht me autorizime preliminare ku janë kualifikuar për vazhdim të procedurave për marrje të autorizimeve finale pas marrjes së pëlqimeve ujore(Lejeve ujore) dhe lejeve të ndërtimit, kanë filluar me ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për prodhim të energjisë nga burimet e renovueshme.

Duke pasur parasysh se për Kosovës kjo fushë ishte risi, zhvilluesit e projekteve kanë marr përvojat e shteteve të Rajonit dhe të Europës. Përmes kontratave për furnizim të turbinave dhe pajisjeve energjetike të kompanive të njohura Europiane kanë arritur të zhvillojnë edhe projektet hirdike.

Shtetet e zhvilluara Europiane si: Austria, Gjernania, Suedia dhe Norvegjia, tash më kishin realizuar përmes investimeve private shumë projekte të sistemit të kaskadave (gypave), ku vlen të përmenden disa prej tyre.

KË Dientenbach, ka finalizuar në vitin 2010, KË Hollersbach, Salburg, Austri, KË Kainisch, Kainischtraun Steiermark, Austri, KË Kleinarl, Salburg, Austri 2013, KË Lutz, Voralberg, Austri 2012, KË Urslau, Salzburg, Austri, 2013, KË Albtal Fischëeier, Marxzell-Fischëeier, Bavaria, Germany 2011, KË Bad Rippoldsau, Bad Rippoldsau, Baden-Ëurttemberg, Germany 2010, KË Hartmannsreith, Bavaria, Germany 2008, KË Leitenmuhle, Bavaria, Germany, 2010, Goriani SHPP, Grenena, Greece, 2013, Rabbies , Brenta mountains, Trentino, Italy, 2013, Fall krafverk, Norvegji, 2008, Ovre Hemsjo kreftverk Suedi, 2012, Laxa Poëerstaton, Island, 2011, Cetrale electrique de la Tzintre Chermay, Sëitzerland 2012 dhe shumë projete të tilla në të githa shtetet e bashkimit europina dhe më gjerë. Referuar Studimit Floëtite Case stadies-hydropoëer Europe të vitit 2014.

Nga kjo mund të konkludohet se zhvillimi i projekteve në Kosovë është bazuar kryesisht në projektet e realizuar në shtetet e zhvilluara pasi që, edhe mënyra e realizimit të tyre është bërë sipas sistemit të aplikuar në Europë të cilat janë realizuar nga kompanitë prodhuese të turbinave në Europë.

Gjithashtu në rol të veçantë në ndërtimin e hidrocentraleve dhe projekteve tjera të rinovueshme kanë pasur edhe organizatat e ndryshme të cilat prej më shumë se 10 vite kanë ofruar këshilla për institucionet e Republikës së Kosovës dhe kanë ofruar edhe përvojat e tyre në realizimin e këtyre projekteve, drejt arritjes së caqeve të caktuara nga Komisioni Europian.

Dokumentet në të cilat është bazuar ky material, është marr nga legjislacioni përkatës, i cili rregullon tërë infrastrukturën ligjore për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë.