Zhvillimi i frikshëm i pornografisë hakmarrëse

Zhvillimi i frikshëm i pornografisë hakmarrëse

Kohët e fundit, me zhvillimin e teknologjisë, kanë filluar të bëhen më të shpeshta rastet e kërcënimeve përmes fotografive apo videove me përmbajtje pornografike apo erotike. Fatkeqësisht këto raste kanë filluar të bëhen më të shpeshta edhe në vendin tonë, ndërkohë që stigma sociale dhe mentaliteti bën që viktimat të ndjehen pa rrugëdalje.

“Abuzimi i bazuar në imazh është zhvilluar aq fuqishëm dhe shpejtë, sa që ligjet dhe politikat ligjore po hasin në vështirësi të mëdha për t’i mbajtur nën kontroll,” tregon Dr Nicola Henry nga RMIT.

Çka është pornografia hakmarrëse?

Për ata që nuk e dinë, pornografia hakmarrëse është formë e ngacmimit virtual ku njerëzit postojnë foto ose video me përmbajtje seksuale të ish-partnerëve të tyre pa miratimin e tyre. Përmbajtje të tilla shprëndahen lehtë nëpër faqe të internetit, blogje të ndryshme apo forume.

Mbi 50 përqind e viktimave të pornografisë hakmarrëse raportojnë se fotografitë e tyre apo videot janë shoqëruar me informata identifikuese, si për shembull emri i tyre i plotë, thuhet në një artikull në bbc.com

Kjo do të thotë se kur kërkojmë në Google emrin e viktimës, le të themi për ndonjë intervistë pune, rezultatet e kërkimit mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme për jetën sociale, karrierën apo lidhjet romantike.

Një studim nga McAfee study ka zbuluar se 10 përqind e ish-partnerëve kanë kërcnuar se do të ekspozojnë fotot e ish-të dashurve të tyre online, dhe në 60 përqind të këtyre rasteve ata i kanë publikuar këto përmbajtje.

Me përhapjen e smartfonave dhe kamerave, dhe me lehtësinë me të cilën individët mund të krijojnë, menagjojnë dhe shprëndajnë nëpër mediume të ndryshme, në mënyrë anonime; pornografia hakmarrëse është bërë një epidemi shumë e vështirë për tu kuruar dhe e pamundshme për tu shëruar.

Preventiva më e mirë është të keni kujdes më kë ndani imazhet me përmbajtje seksuale. Por në shumicën e rasteve, viktimizuesi është dikush të cilit i viktima i ka besuar verbazi.

Nëse veçse jeni viktimizuar

Ruani dëshmitë. Përpiquni të gjëni gjithçka që është postuar online. Edhe nëse nuk planifikoni të bëni ndjekje ligjore, është shumë e rëndësishme të ruani provat.

Mediat sociale mund të zhdukin shpejt fotografitë kur raportohen dhe ju mund të mbeteni pa prova të krimit.

Raportoni fotot apo videot (nëse është e mundshme)

Zakonisht është shumë e lehtë që platformat mediale të zhdukin përmbatjen pornografike. Ato kanë rregulla shumë strikte për këto raste.

Por është shumë më vështirë kur është fjala për faqe që janë të dedikuara për pornografi hakmarrëse, sepse qëllimi i tyre është të tregohen këto foto dhe video.

Në raste të tilla, ndihma e një përfaqësuesi ligjor është e domosdoshme.

Tregoni familjes dhe miqve

Zakonisht, frika më e madhe për viktimën është që fotot apo videot e tilla do të shihen prej të afërmive. Por duhet pasur parasysh që nëse u tregoni atyre paraprakisht do të zbusë sado pak tronditjen.

Përveç mbështetjes emocionale, ata mund të ju udhëzojnë për veprime të mëtutjeshme.  Nëse ju tregoni se keni qenë viktimë, janë më të mëdha gjasat që ata do të reagojnë më me ndjeshmëri.

 Pregatituni për hapin e ardhshëm

Chrissy Chambers, një Youtuber, iu deshën më shumë se katër vite të fitoj rastin e saj gjyqësor për pornografi hakmarrëse, sepse filloi para se ligjet që ndalojnë këtë krim të vinin në fuqi, sepse ligji që ndalon pornografinë hakmarrëse u aprovua vetëm në vitin 2015.

“Dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë,” tha ajo në një intervistë para se ta fitonte rastin.

Edhepse  kishte një impakt të rëndë në shëndetin e saj mental dhe në marrëdhiet e saj romantike, ajo i inkurajon edhe të tjerët të veprojnë njejtë, duke theksuar që ka njerëz që dëshprimisht duan të ju ndihmojnë.