Zhvishet Kejvina Kthella: Në kostumin tim të dasmës

Zhvishet Kejvina Kthella: Në kostumin tim të dasmës

Modelja Kejvina Kthella po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e mediave rozë.

Edhe këtë herë, bukuroshja e cila është zhvendosur në Itali për të ndërtuar karrierën e saj prej modeleje është shfaqur mjaft në formë.

Ajo ka ndarë me mbi 400 mijë ndjekësit e saj një fotografi në bikini, teksa ka vënë në pah figurën trupore. “Në kostumin tim të dasmës”, ka shkruar ajo, në imazhin ku shfaqet edhe pa makijazh.

View this post on Instagram

In my wedding dress ??

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

Pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e saj nuk kanë munguar, derisa e përgëzojnë për dukjen.

Theksojmë se javë më parë, Kejvina mori vëmendjen edhe me paraqitjen në videoklipin e hitit më të fundit të Taynas, “Kce”.

E njëjta është larguar nga emisioni i Ermalit “Xing me Ermalin”, ku edhe u bë e njohur për publikun në rolin e velinës