Zidane paralajmëron ndryshime te Real Madridi për edicionin 2020/21

Zidane paralajmëron ndryshime te Real Madridi për edicionin 2020/21

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, po planifikon ndryshime në formacionin e Real Madridit për edicionin e ri 2020/21, njofton Insajderi.

Ky paralajmërim i tij vjen pasi skuadra, Real Madrid, ka fituar titullin e La Ligas spanjollle pas një gare të ngushtë dhe të vështirë me Barcelonen.

Ndryshimi që pritet të ndodhin në skuadrën madrilene, nënkupton largime dhe prurje të reja, ka thënë mes tjerash Zidane.

Në planet e Zidane për t’i sjellë ne Real Madrid, janë  Dayot Upamecano i Rasenball Sport Leipzig, Donny van de Beek i Ajaxit, Paul Pogba nga Manchester United dhe Eduardo Camavinga i Rennes.

Në anën tjetër, tashmë janë bërë të ditur se kush mund të largohet nga Real Madridi dhe lista nuk është e shkurtër.

Nga madrilenët është larguar Achraf Hakimi, gjersa rrugën e tij mund të ndjekin lojtarët si, Gareth Bale, James Rodriguez, Alavaro Odriozola, Sergio Reguilon, Luka Modric, Renieri Jesus, Brahim Diaz, Mariano Diaz e Dani Ceballos./Insajderi.com