Zidane “stopon” transferimin e Mayoral te Roma, i ofron Jovic

Zidane “stopon” transferimin e Mayoral te Roma, i ofron Jovic

Trajneri i “galaktikëve” të Realit, francezi Zinedine Zidane, ka ndaluar transferimin e sulmuesit spanjoll, Borja Mayoral, te skuadra italiane Roma, duke thënë se spanjolli bënë pjesë në planet e sezonit të ri për Realin e Madridit, njofton Insajderi.

Dje, pothuajse u zyrtarizua transferimi i Mayoral te Roma, pasi lojtari dhe drejtuesit e klubit madrilen kishin arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit te Roma.

Kështu, sot ishte pikërisht francezi që bllokoi çdo gjë për lojtarin spanjoll, mirëpo ka dhënë dritën “jeshile” për transferimin e sulmuesit serb, Luka Jovic te Roma, i cili sipas Zidane, nuk është në planet e tij, raporton “Sky Sport”.

Në anën tjetër, Roma është në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues të boshnjakut, Edin Dzeko, pasi kroati që ishte vitin e kaluar te Roma në huazim nga Atletico Madrid, Nikola Kalinic, është rikthyer përsëri te ekipi spanjoll. /Insajderi.com