Zidane tregon për lojtarin më të rrezikshëm të Juventusit

Zidane tregon për lojtarin më të rrezikshëm të Juventusit

Zidane mendon se rreziku kryesor në finale të Ligës së Kampionëve do të vijë nga Paulo Dybala

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur konferencë për media para finales në Ligën e Kampionëve me Juventusin, që zhvillohet me 3 qershor në Cardiff.

Trajneri i Los Blancos beson se Paulo Dybala është rreziku kryesor për Realin.

“Dybala? Po, ai është rreziku kryesor, numër një. Të gjithë janë të mirë, por Dybala është më i miri. Gjithashtu po bëjnë mirë Higuaín, Alves… Njësoj si në Madrid, mund të flasësh për dikë në veçanti, por të gjithë janë të mirë”, deklaroi Zidane.