Një gjeni për tjetrin. Një lamtumirë shkronjash për dy shokë notash dhe shoqërinë e tyre melodike.
Kompozitori filmik, Hans Zimmer, ia ka dhënë lamtumirën kolegut të tij, Ennio Morricone-s, i cili vdiq sot, e hënë, në moshën 91 vjeç.
Që të dy bartin një trashëgimi të pasur kompozimesh filmike, ndërkaq tani Zimmer e ka ritheksuar ndikimin dhe mbresën që italiani e kishte lënë në të.
“Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre,” shkruan Zimmer në llogarinë e tij në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë:
Ennio.
Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre.
Ennio më mësoi që melodia më e thjeshtë, më e pastër dhe më e sinqertë është më e vështira për t’u shkruar. Kjo nuk është e thënë që të jetë e lehtë, e që është një mision i thellë në të cilin jemi dhe se duhet ta marrim seriozisht dhe me përulësi kur shkruajmë muzikë. Dhe që puna jonë është që të jemi shokët e ngushtë të regjisorit dhe që ta frymëzojmë atë.
Një dirigjent i mirë merr frymë me orkestrën si të jenë një. Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij…mund të mos e shihni atë…por do ta dëgjoni përgjithmonë.
Çao, mjeshtër!