Zinedine Zidane e “pastron” ekipin – nëntë lojtarë në listën e largimeve

Zinedine Zidane e “pastron” ekipin – nëntë lojtarë në listën e largimeve

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka filluar me ristrukturimin e ekipit të Real Madrid, pas mbylljes së sezonit, ku ata u shpallën kampion në La Liga.

Sipas të përditshmes, AS, Zidane i ka treguar klubit se ai nuk llogarit në nëntë lojtarë dhe se ata mund t’i gjejnë blerësit e tyre, njofton Insajderi.

Lojtarë si Gareth Bale, Luka Jovic, James Rofriguez, Lucas Vazquez, Isco, Marcelo, Brahim Diaz, Marioano Diaz dhe Nacho, janë në listën e Zidane për largim.

Me largimin e tyre, Real Madrid, do të reduktonte në masë të madhe shpenzimet, pasi rrogat e tyre, janë një shifër që e bëjnë diferencën, marrë parasysh situatën me Covid 19 si dhe renovimet e stadiumit Santiago Bernabeu./Insajderi.com.