fbpx

Zjarr i madh në katedralen e famshme në Paris

Zjarr i madh në katedralen e famshme në Paris

Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris, shkruan Insajderi.

Zjarri, fillimisht përfshihu papafingon e katedrales, monumentin historik më të vizituar në Evropë, tha një nga zjarrfikësit.

Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku shihet tymi duke dalë nga pjesa e sipërme e katedrales.

Sipas njoftimeve të para, zjarri është “potencialisht i lidhur” me rinovimin e ndërtesës, thanë zjarrfikësit.
Zëdhënësi i katedrales ka bërë të ditur se zjarri është raportuar të këtë rënë rreth orës 17:50, ndërsa evakuimi ndodhi shpejt./Insajderi.com