Zjarr i madh në Toskana, qindra njerëz të evakuuar

Zjarr i madh në Toskana, qindra njerëz të evakuuar

Një zjarr i madh shpërtheu në rajonin e Pizës në Toskana në veri të Italisë për shkak të cilit janë evakuuar qindra njerëz, lajmërojnë mediet italiane.

Zjarri shpërtheu mbrëmë në rajonin malor Monte Serra dhe për shkak të erës shumë shpejtë u zgjerua dhe filloi t’i kërcënojë vendet Kalçi, Montemanjo dhe Sano Lorenco e la Tore.

Televizioni italian sot ka paraqitë xhirimet e zjarrit të madh i cili po i kaplon pjesët e pyllit.

“Zjarri shkatërrues në Kalçi. Shtëpitë e afërta janë kontaktuar”, ka shkruar mbrëmë në Facebook kryebashkiaku i vendit Massimiliano Gimenti. Ai më pas ka shkruar se rreth 500 njerëz janë evakuuar si masë parandaluese.

Në shuarje të zjarrit sot në mëngjes janë kyçur aeroplanët dhe dhjetëra zjarrfikës të cilët kanë arritur nga gjithë Toskana.

“Jemi të ballafaquar me një zjarr shumë të madh. Tani është më me rëndësi ta shpëtojmë fshatin”, ka thënë për televizionin lokal komandanti i zjarrfikësve të Pizës Ugo D’Ana, dhe ka shtuar se sipas mendimit të tij gati është e sigurt se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme./Insajderi.com.