Zjarr me përmasa epike në kryeqytetin e Bangladeshit

Në një zjarr të madh në Daka, kryeqytet i Bangladeshit, janë djegur 15.000 shtëpi ndërsa 50.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Zjarr me përmasa epike në kryeqytetin e Bangladeshit

Zjarri ka shpërthyer në lagjen e varfër ku shumica e barakave janë ndërtuar prej materialit që digjet lehtë, transmeton BBC.

Sipas të dhënave të fundit, nuk ka të vdekur, ndërsa disa njerëz janë lënduar rëndë.

Shkaku i zjarrin nuk është i njohur dhe qeveria e Bangladeshit ka paralajmëruar ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa shtëpi të tyre./Insajderi.com.