
Mbrëmë në fluturimin nga Beogradi për në Hurghada të Egjiptit ndodhi një incident serioz, kur morri zjarr pjesa për bagazh e aeroplanit “Air Serbia”, dhe për këtë u detyrua për aterrim emergjent në Larnaka në Qipro, lajmëron agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Në aeroportin e Larnakas aeroplanin e pritnin një numër i madh i automjeteve të zjarrfikësve, ndihmës emergjente dhe të policisë.
Pas aterrimit udhëtarët me ndihmën e ekipeve emergjente dolën të sigurt nga aeroplani i kapluar me zjarr dhe askush nuk ishte lënduar në këtë incident./Insajderi.com.