Zjarr në arkivin e Stacionit Policor në Drenas

Zjarr në arkivin e Stacionit Policor në Drenas

Zyra e arkivit e Stacionit Policor në Drenas është përfshirë nga zjarri të hënën, njofton Insajderi.

Zyrtarët policorë të cilët e kanë vërejtuar tymin, kanë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes po ashtu është ftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, ka thënë Borovci./Insajderi.com