Zjarr në dy anije në ngushticën e Kreçkës, pësojnë 14 persona

Një zjarr i cili i ka kapluar dy anije të Tanzanisë afër Kreçkës, ngushticë në Detin e Zi, kanë humbur jetën së paku 14 persona, ndërsa 5 llogariten si të zhdukur, kanë kumtuar zyrtarët rus këtë bilanc të ri të viktimave.

Zjarr në dy anije në ngushticën e Kreçkës, pësojnë 14 persona

Zjarri ka shpërthyer derisa karburantet barteshin nga një tanker në tjetrin, ka pretenduar Agjencia Federale e Rusisë për Trafik Detar dhe të Lumenjve. Zjarri u përhap nga një anije në tjetrën, ndërsa anëtarët e ekuipazhit kanë kërcyer në det, transmetojnë agjencitë ruse.

Në njërën anije ishin 17 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa në tjetrën 14. Të gjithë janë shtetas të Turqisë apo Indisë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur t’i shpëtojnë 12 persona. Nga deti janë nxjerrë 11 trupa të pajetë dhe janë vërejtur edhe tre. Kërkimi për personat e zhdukur po vazhdon.

Marina ruse i është bashkangjitur operacionit të shpëtimit.

Zjarri ka shpërthyer derisa anijet Maestro dhe Kendi ishin të ankoruar në afërsi të ngushticës së Kreçkës e cila e lidh Detin e Zi me atë Azov./Insajderi.com.