Zjarr në Gërmi – Zjarrfikësit japin detaje  

Zjarr në Gërmi – Zjarrfikësit japin detaje  

Parku i Gërmisë, pasditen e sotme është përfshirë nga zjarri.  Rasti është konfirmuar nga Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për Prishtinë, Latif Zeka.

“Është një zjarr aty në Gërmi. Është ekipi atje duke shuar zjarrin, tash po shkon edhe një ekip shtesë”, është thënë nga zyrtarët e zjarrfikësve për Indeksonline.

Nuk dihet ende se si është shkaktuar ky zjarr, ndërkohë të gjitha ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të lokalizojnë atë.