Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një objekt banesor në kryeqytet.

Nga ky incident zjarri nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, është pranuar informata për një incident zjarri (janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ahmeti theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar Ahmeti./Insajderi.com