Zjarr pas rrahjes, u evakuua kampi i mbipopulluar për migrantë

Autoritetet greke e kanë evakuuar kampin e mbipopulluar për migrantë dhe azilkërkues në ishullin grek Samos, për shkak të zjarrit të madh i cili ka shpërthyer pas një përleshjeje në mes banorëve.

Zjarr pas rrahjes, u evakuua kampi i mbipopulluar për migrantë

Policia ka kumtuar se askush nuk është lënduar në zjarr i cili ka shpërthyer të hënën në kampin Vati ku jetojnë më shumë se 4.000 migrantë dhe azilkërkues në objektet e parapara për strehim të disa qindra njerëzve.

Sipas pretendimeve të policisë nuk është e ditur se si  shpërtheu zjarri derisa janë përleshur banorët e kampit nga Afganistani dhe Siria.

Policia ka kumtuar se deri te përleshja ka ardhur pas rrahjes së afganëve dhe sirianëve më herët gjatë ditës, në të cilën janë lënduar tre persona dhe të cilët janë dërguar në spital për shërim.

Muajin e kaluar një azilkërkues kishte vdekur në një zjarr i cili kishte shpërthyer në kampin në ishullin Lesbos./Insajderi.com.