Zjarrfikësit e Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së qeverisë, duke kërkuar rritje të pagave dhe zgjidhjen e statusit të tyre.
Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka thënë se janë këmbëngulës në kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se është e papranueshme se si institucionet kanë neglizhuar kërkesat dhe problemet e zjarrfikësve.