Zjarri kaplon ndërtesën në Elbasan – Momenti kur shpëtohet një vajzë 7 vjeçare me helikopter

Zjarri kaplon ndërtesën në Elbasan – Momenti kur shpëtohet një vajzë 7 vjeçare me helikopter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një apartament në katin 6 të një pallati shumëkatësh në Elbasan. Nuk ka raportime për të lënduar nga flakët, por siç shihet në pamje tymi është përhapur me shpejtësi dhe mendohet se ka të asfikësuar.

Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7-vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Falë bashkëpunimit me Shërbimit zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.