Zjarri kaplon një shtëpi, humb jetën pronari

Zjarri kaplon një shtëpi, humb jetën pronari

Dje rreth orës 23:00 zjarri ka kapluar një shtëpi në Veles të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë jetën ka humbur një 80 vjeçar, pronarë i shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga ekipi i zjarrfikësve të Velesit njoftojnë se zjarri është lokalizuar tërësisht dhe se nuk ka rrezik për shtëpitë në afërsi ndërsa shtojnë se po punohet për pastrimin e plotë të terrenit. /Alsat/