Zjarri që kaploi pyjet në afërsi të puseve të naftës në Delvinë, vijon të jetë ende aktiv.
Sipas punonjësve të zjarrfikëses në Delvinë, aktualisht janë duke u djegur pyjet, të cilat ata i quajnë “mushkëria” e Delvinës. Bëhet fjalë për pjesën e Llakopinës dhe Sirakatit.
Në shuarjen e flakëve masive kanë marrë pjesë 4 mjete zjarrfikëse nga Saranda, Finiqi dhe Delvina, si dhe vetë banorët e Delvinës e Finiqit. Por, era po ndihmon shumë në përhapjen e flakëve, duke krijuar panik te banorët.
Kryetari i Bashkisë se Finiqit Kristaq Kiço është lidhur më Konsullatën greke ne Gjirokastër për ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarrit.