Zlatan Ibrahimovic është infektuar me Covid 19

Zlatan Ibrahimovic është infektuar me Covid 19

Sulmuesi suedez i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, është konfirmuar si i infektuar me Covid 19.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi i Milan, pas raportimeve të Gazetta dello Sport, duke konfirmuar këtë lajm dhe duke thënë se Ibra, tanimë është izoluar dhe po pret shërimin e tij, njofton Insajderi.

“Nuk kam simptoma, por dje kam rezultuar negativ, ndërsa sot kam rezultuar pozitiv në dy testet e bëra – virusi ka guxuar të më sfidojë, kjo është një ide e keqe”, ka thënë Ibra, që është i njohur për deklarata të tilla.

Ibra, do të mungojë sonte në ndeshjen që Milan e zhvillon ndaj Bodo Glimt, në Ligën e Evropës./Insajderi.com.