Zlatko Dalic e vazhdon “ekspeditën” me Kroacinë deri në vitin 2024

Zlatko Dalic e vazhdon “ekspeditën” me Kroacinë deri në vitin 2024

Zlatko Dalic do jetë në krye të kombëtares korate deri në vitin 2024.

55 vjeçari është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës dhe ka thënë së ndihet i nderuar që do jetë në krye të Kroacisë edhe për tri vite.

“Falënderoj Presidentin Kustiq dhe udhëheqjen e Federatës për besimin e dhënë. E kam thënë shumë herë se për mua nuk ka nder më të madh se të drejtoj kombëtaren e Kroacisë.

Edhe pse kjo punë vjen me përgjegjësi dhe presion të madh, kështu që muajt e fundit më kanë bindur se jemi në rrugën e duhur, ndjej energji dhe ambicie të madhe për të vazhduar punën me këtë ekip të rifreskuar të Kroacisë për të arritur rezultate të mëdha dhe për të bërë kështu njerëzit tanë. i lumtur”, tha ai ndër të tjera.

Image

Momente pas vazhdimit të kontratës

Dalic e kishte marrë drejtimin e kësaj kombëtare në vitin 2017.

Përkundër faktit që ka pasur probleme me ndërrim të gjeneratave, ai ka arritur që të bëjë një kombinim thuajse perfekt në këtë skuadër.

Që nga atëherë, ka arritur të korrë suksese të mëdha, ndërsa kulmi mbetet sigurimi i finales në Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Ndërsa, Kroacia e ka siguruar edhe biletën për në Katar, ku do synojë suksesin e radhës. /Insajderi.com